Fit&Sexy

Këto janë rreziqet e konsumimit të tepërt të alkoolit

06/08/2018 07:06
nga:A. R.

Konsumimi pa kontroll i alkoolit rrit rrezikun për sëmundjen e Alzheimer, ka treguar një studim i ri.

Konsumimi i tepruar i alkoolit ulë aftësinë e trurit për të riparuar veten dhe për të larguar pllakat, ndërtimi i të cilave shkakton Alzheimer. Gjithashtu dëmton gjenet të cilat kontrollojnë mirëmbajtjen e qelizave në tru, kanë deklaruar shkencëtarët.

Pllakat – grumbullim i proteinave – të quajtura amiloid beta janë të njohura për degjenerimin e trurit dhe shkaktimin e Alzheimer. Në një tru të shëndoshë qelizat pastrojnë vetvetiu amiloid beta mirëpo alkooli ulë aftësinë e qelizave për të kryer këtë funksion.

Studiuesit kanë deklaruar se këto të gjetura ngrisin pyetje në lidhje me pasojat e konsumimit të alkoolit.

11/08/2018 10:44

Drejtojnë autobusin nën efektin e alkoolit