Lajme

Këto janë rregullat e reja që mund ta lë diasporën pa ardhur në Kosovë

07/02/2020 16:23
nga:A. R.

Duke marrë parasysh rritjen e numrit të rasteve të infektimeve me COVID-19 në Ballkanin Perëndimor, shteti austriak ka vendosur rregulla të reja për ata që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Kosovës e më pas të kthehen në Austri.

Siç ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Vjenë, nga Kosova në Austri mund të futesh vetëm në rast se ke dëshmi testin për COVID-19 negativ jo më të vjetër se 4 ditë apo nëse bën deklarim për vetë izolim 14 ditor.

Një rregull i tillë vlen për ata që kanë vendbanim dhe lejeqëndrim në Austri.

𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐚 𝐞 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐕𝐣𝐞𝐧𝐞̈, 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐧 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐇𝐲𝐫𝐣𝐞𝐭/ 𝐃𝐚𝐥𝐣𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐧 𝐞 𝐀𝐮𝐬𝐭𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐧 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 🇽🇰🇦🇹

Publiée par Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar sur Jeudi 2 juillet 2020