Lajme

Këto janë pagat e policëve të Kosovës

02/15/2022 15:13
nga:Gazeta Blic

Sipas Draftligjit të ri të pagave, një kopje të të cilave e ka siguruar Gazeta Blic, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës do të ketë koeficientin 14.

Vlera e një koeficienti ende nuk është saktësuar në projektligj, por Gazeta Blic mëson se ajo është propozuar të jetë 120, por që ende nuk është përfundintare.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm, sipas këtij draftligji do ta ketë koeficientin 12.6 apo 1512 euro.

Drejtor i departamentit në Policinë e Kosovës do ta ketë 11 koeficientin, apo 1320 euro.

Policët në gradën kolonel do ta kenë pagën 1176 euro, apo koeficientin 9.8.

Nënkoloneli do ta ketë pagën 1020 euro ose koeficientin 8.5.

Majori do ta ketë koeficientin 8 apo 960 euro në muaj.

Kapiteni do ta ketë koeficientin 7, ose 840 euro pagën mujore.

Togeri do ta ketë pagën 768 euro ose koeficientin 6.4.

Rreshteri do ta ketë koeficientin 4.8 apo 576 euro.

Polic i lartë 4.3 ose 516 euro, dhe polici 4.2 apo 504 euro.

Polici i ri e ka koeficientin 4 ose pagën 480 euro.

Dhe polici kadet e ka koeficientin 2 ose 240 euro pagë.

Këto janë pagat e profesorëve universitar me draft ligjin e ri (dok)