Sporti

Këto janë kushtet që skuadrat e Superligës duhet t’i përmbushin për të luajtur

05/27/2020 20:51
nga:M K

Skuadrat e Superligës tashmë i kanë mësuar kushtet e protokollit shëndetësor që duhet plotësuar për të luajtur.

Pas vendimit të IKShP-së e FFK-së, futbolli në elitën kosovare të futbollit do të rikthehet javën e ardhshme, përcjell GazetaBlic.

Me 2 dhe 3 Qershor luhen ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, e në fundjavë ato të xhiros së 23 në kampionat.

Më poshtë mund t’i shihni edhe kushtet që ekipet kosovare kanë për obligim t’i plotësojnë për t’u zhvilluar një ndeshje normale në kuadër të Superligës.

“Protokolli” për vazhdimin i edicionit 2019/2020 dhe “Digit Alb “ Kupa e Kosovës

Në stadium mund të hyjnë nga kryesitë e klubeve 10 persona (jashtë protokollit zyrtar, lista dërgohet në ditën e ndeshjes
te komisioni i garave, administratori dhe delegate i ndeshjes )

Mbledhësit e topave janë vetëm 4 fëmijë (Kadet – U17)

Personat për barelë janë 4 persona

Të dezinfektohen zhveshtorët para fillimit të ndeshjes

Dezinfektimi në tunel ( të gjithë personat zyrtar)

Mjeku kujdestar (FFK-se me protocol te ndeshjes)

Në bankinë të gjithë qëndrojnë me maska (perveç kryetrajnerit)

Të ruhet distanca në bankinë , karriget shtesë afër bankinës për zëvendësuesit ose në tribuna

Të gjithë personat zyrtarë duhet të jenë me maska, para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes

Mikrofoni i efekteve të transmetimit televiziv duhet të jetë në tribuna

Mediet (klubet nikoqire akreditojnë mediet një ditë para ndeshjes deri në ora 12:00, pastaj regjistri të dërgohet në e-mail tek Komisioni i Garave, administratori i Superligës dhe delegati i ndeshjes)

Kujtojmë, gjitha garat tjera në futbollin kosovar janë anuluar dhe u mbyllur me renditjen tabelore aktuale.

/GazetaBlic/

07/04/2020 18:53

Ballkani fiton “miqësoren” ndaj Dukagjinit – Feronikeli s’është për titull, teksa Gjilani rikthehet te fitorja