Opinion

“Këto janë fytyrat e vërteta të PSD-së!”

12/16/2018 22:59
nga:Gazmend Islami

Asnjëherë atyre nuk i shihet ndonjë lëkundje në fytyrë ,nën atë maskë prej balte të hirte, askush nuk zbulon dot shenjat e një emocioni të vërtetë, asnjëherë sytë e fshehur nga kapakët e rëndë e të skuqur, nuk tregojnë për qëllimet e tyre e as për ndonjë trazirë të mendimeve.

Nervat nuk kanë pushtet mbi ta, ndjenjat nuk e tundojnë ngarkimet e shkarkimet e pasioneve te tyre. Këta janë 12 deputetët e PSD-së.

Që Kosova është Sui-generis, e dimë tash të gjithë, por gjërat që po ndodhin në këtë kohë më bëjnë të mendoj për mentalitetin tonë që donë studim të mirëfilltë prej kohës së lashtë e deri në ditët tona.

Pa dashur që të hymë në detaje veç e veç dua të merrem me fenomenin e ditëve të fundit që ka filluar në Kosovë. Lëvizjet politike që po bëhen në Kosovë, nuk janë gjë tjetër vetëm dashuri për pushtetin e jo për shtetin, dashuri për veten e jo për shoqërinë, dashuri jo për programin politik të partisë, po dashuri për programin e vet jetësor. Këtu mungon sinqeriteti, mungon transparenca mungon edhe morali. Kalimi i deputetëve nga një parti në tjetrën është një modë e vjetër, është një traditë neveritëse…

Kodi moral për PSD-në.

1.Nuk ka bisedime me Serbinë, përderisa aty nuk janë shumica absolute e partive opozitare që fituan shumicën në parlamentin e Kosovës. Është jo njerëzore, e turpshme dhe e gërditshme që Kryetari i Prishtinës, që votat i morri nga votuesit e LVV dhe tash në vend që të merret me punët e kryeqytetit, e merr të drejtën të futet në negociata më Serbinë nën sqetullën e Thaçit.

2.Visar Ymeri a je ti?, apo je bërë armiku i vijës së atyre që duan flamurin Kuq e zi!
3.Dardan Molliqaj gjithmonë ishte një sharlatan dhe njeri i pa vlerë që nuk ka dinjitet!!!

4.Fisnik Ismajli gjithmonë pjesë e strukturave të pushtetit, milionerë duke qenë i përgdheluri i PDK-së!

5.Shpend Ahmeti një reformator i atyre që tredhen kur kanë nevojë për t’u kapur nga pushteti për përfitime!!

Të gërditshëm deri në palcë, të gjitha kalkulimet për të hyrë në koalicion për zgjedhjet e ardhme në kombinime me AAK-NISMA do të dal i gabuar, populli i dënon ata që hanë djersën e dikujt tjetër

(Autori është kryetar i Ballit Demokratik Kombëtar)