Sporti

Këto janë fjalët e Challandes pas humbjes nga Anglia

11/17/2019 20:07
nga:M K

Kosova u mposht nga Anglia me rezultat bindës, 0-4, megjithëse rezultati nuk ishte pasqyra e saktë e ndeshjes.

Megjithatë, u vërejt se Challandes ishte nervozuar dukshëm pas pranimit të panevojshëm të golave në minutat e fundit, shkruan GazetaBlic.

“Nuk është e lehtë, kam parë shumë gjëra të mira. Kemi parë një gjë të mirë te anglezët. Një aksion i mirë dhe gol. Kemi pasur disa mundësi, por në fund nuk ia dilnim. Ndërkaq, dua të them disa fjalë për Dreshevic. Ai ka pasur një ndeshje të mirë, por ka bërë edhe gabime të mëdha. Në fund edhe ishim të lodhur. Ka qenë javë intensive, derisa Anglia e ka luksin për ndryshime. Nuk mund të bëjmë gabime të atij lloji”, tha ndër të tjera Challandes.

/GazetaBlic/

09/16/2020 22:06

Challandes për Muriqin: Te Lazio ka shumë konkurrencë, por ai do të dijë t’i fitojë hapësirat…