Sporti

Këto janë dy takimet e mbetura të kësaj xhiroje në Superligë e që zhvillohen nesër

05/15/2019 19:21
nga:M K

Pas përfundimit të katër dueleve të sotme, radha është edhe për dy sosh, e që zhvillohen nesër.

Gjilani dhe Ferizaj, që po mundohen me çdo kusht t’i largohen barazhit, me këta të parët që vetëm matematika i mbanë në lojë por jo edhe praktika, do t’i kenë për kundërshtarë dy skuadrat tashmë të përshëndetura nga elita e futbollit kosovar, Lirinë, respektivisht Kekun, shkruan GazetaBlic.

Në stadiumin e qytetit në Gjilan, skuadra me po të njëjtin emër e pret ekipin nga “Përparim Thaçi”, derisa Ferizaj do të udhëtojë drejt Kastriotit, për t’u ndeshur me Kekun.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në këto duele që luhen nesër, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

08/26/2019 01:38

Albin Kurti tha se nuk shkon te varri i Ibrahim Rugovës, nxit të komentoj Bajrush Morinën