Sporti

Këto janë dy takimet e fundit të xhiros së katërt në Superligë

09/14/2019 23:19
nga:M K

Nesër zhvillohen edhe dy takimet e fundit të xhiros së katërt në IPKO Superligë.

Flamurtari e pret Dukagjinin në “Xhemail Ibishi”, kurse Vushtrria, që edhe më tutje nuk e ka shijuar fitoren në Superligë, do të jetë mysafire e Ferizajt, me synimin e vetëm, një rezultat pozitiv, shkruan GazetaBlic.

Sot, Drita mposhti Feronikelin në derbin e javës me rezultat minimal, kurse Gjilani triumfoi pastër ndaj Drenicës në “Bajram Aliu”.

Interesant është fakti se të dy klubet e Gjilanit kryesojnë renditjen tabelare në Superligë, por mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat ditën e nesërme.

Kujtojmë se ne do t’iu raportojmë minutë pas minuti, në secilën ndeshje, të secilës javë në elitën e futbollit kosovar.

/GazetaBlic/

10/04/2019 20:36

Nesër vetëm një ndeshje e Superligës, të dielën “heshtje” sportive