Lajme

Këto janë dy arsyet që mund ta përçajnë koalicionin VV-LDK, flasin analistët

02/27/2020 15:34
nga:Norë Kelmendi

Mbledhja e Qeverisë e paraparë të mbahej në orën 16:00 për ditën e sotme është anuluar, shkruan GazetaBlic.

Sipas burimeve të GazetaBlic, shkak i anulimit të mbledhjes, janë mospajtimet LDK-LVV për çështjen e taksës.

Por sipas analistit Arben Ahmetit, çështja e taksës nuk është ajo e cila do të krijojë ndarje të koalicionit VV-LDK.

Ahmeti për GazetaBlic, thotë se dy qëndrimet e Kurtit për krijimin e bankës kombëtare si dhe fondi sovran, janë ato të cilat nuk po i pëlqejnë LDK-së, dhe si pasojë e kësaj këto dy çështje, mund të krijojnë probleme të mëdha brenda koalicionit

“Ky testi i parë është vendimi rreth taksës, po përveç kësaj kanë një problem të madh të koalicionit që ka të bëjë me programin qeverisës, po LDK-ja nuk po pajtohet me dy qëllimet kryesore të Kurtit që ka të bëjë me krijimin e bankës kombëtare dhe fondin sovran, këto dy probleme janë sfida të mëdha të koalicionit për diçka që nuk ka disponim momentalisht që me u zhbë”, tha Ahmeti për GazetaBlic.

“Nuk besoj që nuk do të prishen për shkak të taksës, por definitivisht Kurti e ka kohën e fundit për me tregu se a don me qenë pjesë e dialogut, apo me prit marrëveshjen të sjellur nga presidenti Thaçi, si kryeministër pa kurfarë roli në këtë proces”.

Sipas burimeve të GazetaBlic, mbledhja e paraparë për sot, pritet të mbahej për vendimin e heqjes së taksës dhe vendosjes së reciprocitetit.

“LDK nuk është në të njëjtin qëndrim me VV-në sa i përket taksës. Kryeministri Albin Kurti ka dashur të heqë përfundimisht taksën dhe të vendosë reciprocitetin ndërsa nga LDK po kërkohet vetëm heqja e taksës dhe mos të vendoset asnjë masë tjetër”, bëjnë me dije këto burime.

Shtyhet mbledhja e Qeverisë- Mos pajtimet për taksën, përplasja e parë e koalicionit LVV e LDK

06/30/2020 11:59

Albin Kurti është fytyrë e një patrioti për këngëtaren e njohur nga Shqipëria