Sporti

Këto janë 7 kombëtaret e vetme që e kanë fituar në Kupën e Botës

05/17/2018 18:58
nga:Y.K

Kampionati botëror organizohet çdo katër vjet dhe ka filluar të organizohet për herë të parë në vitin e largët 1930,me përjashtim të vitit 1942 dhe 1946, kur nuk u mbajt për shkak të Luftës së Dytë Botërore.

Kampioni aktual është Gjermania, e cila fitoi titullin e katërt në turneun e vitit 2014 i cilu u mbajtë në shtetin e  Brazilit, shkruan Gazeta Blic

Në këtë turne marrin pjesë 32 shtet nga të gjitha kontinentet dhe në fund shpallet fituesi.

Këtë vit kjo ngjarje e madhe e futbollit botëror do të mbahet në Rusi. Ndeshja e parë hapëse do të luhet në mes të nikoqirit Rusisë dhe kombëtares së Arabisë Saudite.

Kur jemi tek Kupa e Botës deri me tani vetëm 7 kombëtare kanë arritur të fitojnë titullin e Kampionit.

Brazili është lider duke fituar 5 herë titullin e më të mirit, pas tyre janë Italia dhe Gjermania me nga katër tituj kampioni.

Kombëtare a Amerikës Latine, Argjentina dhe Uruguai kanë fituar nga dy herë titullin e kampionit, ndërkohë Anglia, Franca dhe Spanja kanë fituar vetëm njëherë titullin e më të mirit.

Një fakt interesant është se Kombëtarja e Holandës tri herë ka arritur në finale por që nuk ka arritur të dal triumfuese, hera e fundit kur “Tulipanët” ishin në finale ishte viti 2010, kur humbën nga Spanja në finale./Gazeta Blic

 

 

 

05/18/2018 15:56

10 yjet që i la Deschamps jashtë botërorit