Sporti

Këto janë 6 rivalët e mundshëm të Real Madridit në raundin tjetër (FOTO)

12/07/2017 00:18
nga:Y.K

Real Madridi kaloi me sukses ndeshjen e fundit në fazën e grupeve në kuadër të UEFA Champions

League ndaj Borussia Dortmund. Ekipi i Zinedine Zidane arriti të mposhtë ekipin Gjerman me rezultatin 3-2, në një ndeshje ku shënuan Borja Mayoral, Cristiano Ronaldo dhe Lucas Vazquez, ndërsa Aubameyang shënoi dy herë nga ana tjetër për Dortmund.

Ashtu siç kemi paralajmëruar, gjatë ditës së nesërme, me fillim në ora 19:30 në kullën e Eiffel-it në Paris, do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve ku Cristiano Ronaldo është favoriti absolut për të marë Topin e 5 të Artë.

Përveç kësaj, do të hidhen edhe shortet respektive të raundeve të 1/16 së finales si në Champions League ashtu edhe në Europa League, ndërsa Real Madridi mund të ketë këta rivalë:

Paris Saint Germain
Roma
Besiktas
Liverpool
Manchester City
Manchester United

 

12/16/2017 20:45

Zidane futet në histori