Fit&Sexy

Këto janë 6 organe të trupit, pa të cilat mund të jetojmë

04/12/2018 08:25
nga:Gazeta Blic

Trupi i njeriut është tejet interesant. Kur e dhuroni një njësi gjak, ju i humbni rreth 3.5 trilionë qeliza të kuqe të gjakut, por trupi shumë shpejt i zëvendëson ato.

Në fakt, mund të humbni edhe copa të mëdha të organeve vitale dhe ende të jetoni.P.sh., njerëzit mund të bëjnë jetë thuajse normale vetëm me gjysmën e trurit. Ka organe tjera të cilat mund të hiqen krejtësisht dhe nuk do të shkaktojnë shumë ndikim në jetën tuaj.ShpretkaKy organ gjendet në pjesën e majtë të abdomenit, menjëherë poshtë brinjëve. Shumicën e rasteve ky organ hiqet si rezultat i ndonjë lëndimi.

Brenda shpretkës vërehen dy ngjyra. Një ngjyrë e errët e kuqe dhe një e bardhë. Ngjyra e kuqe përfshihen në riciklimin e qelizave të kuqe të gjakut, ndërkaq e bardha në qelizat e bardha të gjakut dhe të trombociteve.

Ju mund të bëni jetë komode edhe pa këtë organ, kjo pasi që mëlçia i riciklon qelizat e kuqe të gjakut dhe përbërësit e tyre.LukthiLukthi i kryen katër funksione kryesore: tretjen mekanike; tretjen kimikale; absorbimin dhe sekrecionin.

Lukthi ndonjëherë hiqet përmes ndërhyrjes kirurgjike si rezultat i kancerit apo traumas.
Kur hiqet lukthi, kirurgët e lidhin ezofagun direkt me zorrët e vogla. Me një rikuperim të mirë, personat mund të hanë dietë normale suplemente vitaminash.Organet riprodhueseOrganet primare riprodhuese te meshkujt dhe femrat janë testikujt dhe vezoret.

Zakonisht këto mund të hiqen si rezultat i kancerit ose, te meshkujt, si pasojë e dhunës, sporteve apo aksidenteve rrugore. Te femrat mund të hiqet edhe mitra. Kjo procedurë (histerektomia) i ndalon gratë të kenë fëmijë.Ndonëse te femrat nuk ka ndikim në jetëgjatësi heqja e vezoreve, te meshkujt, heqja e dy testikujve, mund të shpijë në disa vite shtesë të jetës.Zorrën e trashëZorra e trashë është tub i gjatë rreth dy metra dhe i ka katër pjesë. Funksionet primare janë absorbimi i ujit dhe përgatitja e jashtëqitjes duke i shtypur bashkë. Prezenca e kancerit apo sëmundjeve tjera mund të rezultojë në nevojën për ta hequr një pjesë ose të gjithë zorrën e trashë.

Shumica e njerëzve rikuperohen shpejt pas një ndërhyrje të tillë, ndonëse vërejnë disa ndryshime. Për të ndihmuar në procesin e shërimit zakonisht sugjerohet një dietë me ushqime të buta.Fshikëza e tëmthitFshikëza e tëmthit gjendet nën mëlçi në pjesën e epërme të djathtë të abdomenit, menjëherë poshtë brinjëve. Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, çdo vit rreth 70,000 persona e heqin këtë organ si pasojë e dukurive të ndryshme, por që shumë lehtë mund të jetohet pa të.VeshkatShumica e njerëzve i kanë dy veshka, por mund të jetojnë vetëm me një – ose pa asnjë fare (me ndihmën e dializës).

Roli i veshkave është filtrimi i gjakut për ta mirëmbajtur ujin dhe balancimin e elektroliteve.

Më e rëndësishmja, veshkat largojnë nga trupi jonë shumë gjëra të cilat nuk na nevojiten.

Sëmundjet e trashëguara, dëmet nga drogat dhe alkooli apo infeksionet e ndryshme shpeshherë janë arsye për ta hequr njërën veshkë apo edhe që të dyja.

06/25/2018 17:06

EULEX-i transferon lëndët tek organet e Kosovës