Showtime

Këto janë 10 modelet më të paguara në botë, shifra marramendëse

06/11/2018 10:30
nga:L I

Modelimi nuk është një gjë e lehtë për ta bërë dhe për dikë që nuk është i interesuar në atë se çfarë modelet bëjnë, nuk e ka të qartë se çfarë realisht ato bëjnë. Dikush mund të pyes se çfarë fitojnë duke ecur në gishtërinj kur njerëzit i shikojnë ato. Dikush tjetër nuk mund të imagjinojë që disa prej modeleve të fitojnë më shumë se disa nga njerëzit e famshëm që njohin. Sidoqoftë, jo çdo modele është me fat që të fitojë këto para, pasi kërkon atribute të veçanta për ta bërë këtë, shkruan GazetaBlic.

Modelet duhet të jenë në gjendje të rrëmbejnë çdo mundësi të vetme që ju vie dhe të dinë si t’i bashkojnë këto mundësi me marrëveshje të mëdha. Nëse bëhen këto dy gjëra në mënyrë të drejtë atëherë shumë lehtë mund të hapen dyert për shuma të mëdha parash. Ka raste që disa modele që kanë pasur një prapavijë të ulët financiare, me modelizëm kanë arritur të bëhen shumë të pasura.

Këtu janë 10 modelet më të paguara në botë

10. Miranda Kerr – 6 milionë dollarë

Në moshën tridhjetë e katër vjeçare, kjo modele ka arritur të sigurojë të ardhura të rregullta deri në gjashtë milionë dollarë. Ka kaq shumë njerëz që kalojnë shumë orë në zyre, por ende nuk mund të imagjinojnë një shumë të tillë parash në llogaritë e tyre bankare. Kontratat e saj të larta që me kompaninë ‘Escada’ dhe ‘Wonderba’ e kanë bërë atë të shfaqet në këtë listë të modeleve më të paguara të këtij viti. Super modelja australiane gjithashtu ka edhe një seri qelqi, një linjë kozmetike si dhe një linje me produkte organike të quajtur “Kora”.

Në moshën 13-vjeçare, Mirana Kerr ishte fuutur në industrinë e modelimit. Ajo gjithashtu ndodh që të jetë australiania e parë që merr pjesë në kampanjën e “Victoria’s Secret” në vitin 2007. Megjithatë, fitorja e saj nuk erdhi vetëm, ajo vjen me polemika që rrethojnë efektet e modelimit dhe modës të vajzave të asaj kohe. Përvecse të qenit pjesë në këtë listë, Kerr renditet gjithashtu në mesin e grave më të admiruara. Ndër shumë gjëra të tjera, ajo është gjithashtu autore e një libri dhe dhe zotëron Kora Organics, e cila ndodh të jetë markë e saj e kujdesit organik të lëkurës.

9. Bella Hadid – 6 milionë dollarë

Bashkohet në listën e më të paguarave në botë, falë një viti të zënë që paraqet disa kontrata si atë me kozmetikën Dior, Nike dhe Nars kozmetikë. Marrja pjesë në kampania të ndryshme të brendeve të njohura, gjithashtu ka ndihmuar gjithashtu që ajo të jetë pjesë e kësaj liste.

8. Liu Wen – 7 milionë dollarë

Thuhet se me qenë kineze, për të fituar para duhet të bësh një film kung –fu, por që modelja Liu Wen ka vërtetuar të kundërtën. Bukuria e saj e veçantë ka bërë që të nënshkruaj kontrata të mëdha. Një nga kontratat që është ka bërë që ajo të futet në këtë listë është kontrata me La Perla, një markë e veshjeve. Përveç kësaj ajo gjithashtu ka një kontratë tjetër me Estee Launder, marka e njohur për make-up.  Kjo e ka bërë atë një nga qytetarët kineze me fitimin më të lartë dhe një femër shumë të njohur në botën e modelimit në Kinë.

7. Karlie Kloss – 9 milion dollarë

Karlie Kloss me një vlerësim të fituar prej nëntë milionë dollarësh, ajo arrin të sigurojë një pozicion të shtatë në listën e modeleve më të paguara. Ajo arriti të mbajë Americas Secret Angela për katër vjet rresht. Përveç kësaj, ajo gjithashtu renditet ndër modelet më të bukura në Amerikë.

6. Rosie Huntington-Whiteley – 9.5 milionë dollarë

Ajo është një shembull i përsosur i talentit, talent ky që e bën atë të numërojë plot 9.5 milionë dollarë të pastër. Është një nga modelet më të bukura angleze dhe kjo është një nga arsyet që ka fituar popullaritet, duke bërë kështu që edhe jetesa e saj të jetë e një niveli të lartë.

5. Gigi Hadid – 9.5 milionë dollarë

Thuhet se modelet janë në të mirën e tyre kur janë në të njëzetat. Kjo është një tjetër modele e re e cila po fiton shumë nga industria. Kontratat e saj me Topshop, Tommy Hilfiger, Maybelline dhe BMW ndihmojnë që ajo të futet në këtë listë, përfshirë këtu dhe kampnjat e shumta që ajo merr pjesë. Gjithashtu, Gigi Hadid është një nga modelet më të mira në botë. Sikur kjo të mos mjaftonte, Këshilli Britanik i Modës në vitin 2016 emëroi Gigi Hadid Modelen Ndërkombëtare të Vitit.

4. Adriana Lima – 10.5 milionë dollarë

Lima është engjëlli më vjetër në historinë e Victoria Secret. Ajo ka atë që shumë nga modelet në botë do të donin të kishin, duke u konsideruar si një model rol nga shumë fillestar në industri. Kjo nuk u bë e lehtë, që në fillim të vitit 2000, ajo ishte bërë tashmë modele për një kompani të njohur kozmetike Maybelline, një pozicion që ajo mbajti që nga ajo kohë deri më sot. Kjo nuk është e vetmja kontratë që ajo ka arritur të mbajë për një periudhë kaq të gjatë kohore. Ndërmarrjet e tjera me të cilat ka punuar janë: Kia Motors Commercials dhe Super Bowl me të cilën ka punuar nga viti 2003 deri në vitin 2009.

3. Chrissy Teigen – 13.5 milionë dollarë

Christine Diane Teigen është një modele amerikane. Ajo bëri shfaqjen e saj të parë në revistën sportive Sports Illustrated Swimsuit Issue në vitin 2010 dhe së bashku me Nina Agdal dhe Lily Aldridge u shfaq në kopertinë më 2014. Ajo bashkë-organizon Lip Sync Battle me LL Cool J në Paramount Network dhe u bashkua me panelin e stilit të jetesës FABLife. Kontrat e shumta që ka kanë bërë që ajo ti bashkohet kësaj liste.

2. Gisele Bündchen – 17.5 milionë dollarë

Në fakt duket sikur pasuria vendosi ta ndiqte atë për të dalë në pension. Pavarësisht që ka dalë në pension nga industria e modelimit, emri i saj ende nuk mund të mungojë në listën e modeleve të paguara më shumë në botë. Në 10 vitet e fundit ajo është radhitur në mesin e modeleve më të paguara, ku dhe cilësohet si mbretëresha e modeleve. Modelja braziliane nuk është thjesht një modele, përtej kësaj ajo është një producente dhe aktore. Ylli i saj i modelimit filloi të shkëlqejë në vitet 1990. Për disa njerëz ajo është e vetmja supermodele e vërtetë dhe origjinale e mbetur sot.

1. Kendall Jenner – 22 milionë dollarë

Ata që e njohin dhe kuptojnë modelimin, e idnë se femrat e bukura në industrinë e modelimit janë gjithashtu në listën e milionereve. Kendall Jenner renditet jo vetëm e para n[ listën e modeleve më të paguara, por edhe në mesin e vajzave më të bukura në planet. Ajo është një shembull i përsosur i një modeli multitalent me aftësi baleti duke shtuar dhe modelimin e saj. Ajo futet në mesin e disa modeleve që posedojnë aftësi baleti. Nëse jeni në mesin e ndjekësve të saj në Instagram, atëherë me siguri ju e dini se ajo është një nga personat më të ndjekur në atë platformë të mediave sociale./GazetaBlic/ L.I

06/22/2018 17:52

Bella Hadid çon edhe ujin përpjetë me këtë paraqitje