Showtime

‘Këtë Ramush nuk mundem me ta fal’, Çka nuk i bëri ‘hallall’ Adem Mikullovci, Haradinajt

09/17/2020 22:03
nga:N S

Aktori, Adem Mikullovci ndërroj jetë në moshën 83 vjeçare por la pas shumë kujtime nga jeta e tij.

Përveç krijimtarisë së tij në politikë, ai u bë pjesë edhe e politikës në vitet e fundit, shkruan GazetaBlic.

Gjatë seancave në Kuvendin e Kosovës, mori fjalën shumë herë duke trajtuar probleme të ndryshme që kanë preokupuar vendin.

Në një nga videot e publikuara në YouTube i ishte drejtuar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj për demarkacionin me Malin e Zi.

Të gjithë, pothuajse e dimë se i pari i partisë AAK ishte kundër këtij demarkacioni saqë i kishte përplasur hartat por në fund ndryshoi qëndrim dhe befasoi të gjithë.

I ndjeri, Adem Mikullovci në seancën e Kuvendit i ishte dejtuar Haradinajt duke i thënë se nuk do ta fal asnjëherë për qëndrimin që e ka ndërruar.

‘Sa ishe në opozitë i gjuajte hartat hava dhe ky demarkacion nuk bën të votohet si u bone kryeministër i more ato harta dhe me vrull dole duke thënë se ky kufij duhet të votohet. Kosova, humbi 8 mjë hektar tokë këtë Ramush nuk mundem me ta fal’, kishte thënë ndër të tjera Adem Mikullovci.

/GazetaBlic/

10/05/2020 19:09

Shkumbin Istrefi rrëfen ekskluzivisht për GazetaBlic, kujtimin e paharruar nga Adem Mikullovci