Showtime

Këtë gjë e kanë të përbashkët Gjiko e Blero rreth marteses së tyre

07/11/2019 15:29
nga:Y Ramadani

Se çfarë kanë të përbashkët dy këngëtarët e njohur shqiptarë, Blero e Gjiko, na lënë të kuptojmë dasma e Asdren Gjikollit me Elita Rudin, shkruan GazetaBlic.

Shtatori i vitit të kaluar, ka qenë i mbushur me foto e video nga dasma e çiftit të famshëm, Gjikos dhe Elitës.

Kujtojmë se në dasmën e tyre kanë qenë pjesëmarrës shumë artistë shqiptarë e fytyra publike. Ndonëse çifti tentuan ta mbanin më privat këtë përjetim emocional, ngjarja u pa live ngado në internet.

Mirëpo, diçka që e lidhë dasmen e Gjikos dhe Elitës është edhe dasma e Bleros dhe Afronës, e cila do të mbahet më 21 shtator të këtij viti.

Po ashtu, në dasmën e tyre do të ketë të ftuar shumë V.I.P, e me mijëra euro do të shpenzohen në ahengun buzë detit.

Të dyja çiftet, përvjetorin e martesës do ta kenë në të njëjtën ditë.

/GazetaBlic/