Cool

Këtë ekran do ta ketë iPhone 8 (Foto)

04/01/2017 11:19
nga:A. R.

Një hulumtim i ri nga analistët në Barclays zbulon se celulari i ri do të ketë një ekran me teknologjinë “True Tone”.

Fillimisht e prezantuar si një veçori ekskluzive për iPad Pro, Apple ka në plan që këtë teknologji ta përdorë edhe në ekranin e celularit të ri, teknologji kjo e cila “automatikisht i adaptohet ngjyrës dhe intensitetit të ekranit për t’u përshtatur në dritën e mjedisit tuaj”.

Rezultati përfundimtar është një ekran me më shumë ngjyra natyrale, duke e përmirësuar kështu dukshëm përvojën e shikimit në të.

I paketuar me një ekran OLED, iPhone 8 pritet të jetë celulari me ekranin më të avancuar deri më tani.

05/27/2019 00:36

Zgjedhjet evropiane: Këto janë rezultatet e deritashme!