Sporti

Këta tre lojtarë i dëshiron me çdo kusht Mourinho në United

06/11/2018 23:49
nga:Y.K

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, vazhdon të kërkojë për transferime të reja në klubin e tij dhe ka etiketuar si tre të tillë.

Djajtë e Kuq kanë përfunduar dy transferime gjatë fundjavës së kaluar, duke nënshkruar me Fred nga Shakhtari dhe Diego Dalot nga Porto.

Sipas mediumit Manchester Evening News, Unitedi kërkon një qendërmbrojtës, një mbrojtës të krahut të majtë dhe një lojtar që e ndihmon Romelu Lukakut në sulm.

Mbrojtësi i Tottenham Hotspur, Toby Alderweireld është objektivi kryesor për qendrën e mbrojtjes.

Për krahun e majtë të mbrojtjes ende shpresohet në transferimin e brazilianit të Juventusit, Alex Sandro.

Marko Arnautovic është një emër që është përmendur për sulm, por West Ham kërkon shumë për asetin e tyre të çmuar dhe kjo mund ta largojë Unitedin.

06/18/2018 15:39

Mourinho i fiksuar pas Willian, i ofron 80 milionë Chelseat