Sporti

Këta tifozë nuk marrin vesh | Rumania e njohur për UEFA-n, mbi 700 mijë euro denime në pesë vitet e fundit!

11/21/2024 09:55
nga:Lorik J

Kur nuk i respekton rregullat, denohesh. Është e thjesht për t’u kuptuar, por jo për të gjithë – jo për tifozët huliganë e racistët.

Federata e Futbollit të Rumanisë është e njohur në UEFA si një vend që pothuajse pas çdo ndeshje paguan denime, shkaku i sjelljeve të tifozëve të tyre problematikë, shkruan GazetaBlic Sport.

Në pesë vitet e fundit, Rumania ka paguar gjoba prej 737 mijë e 250 euro për shkak të tifozëve.

Vetëm në vitin 2024, UEFA gjobiti Federatën e Futbollit të Rumanisë për sjelljet e tifozëve me 263 mijë e 500 euro.

Përveç gjobës aktuale prej 128 mijë eurosh për sjelljet ndaj Kosovës, Federata e Futbollit të Rumanisë është denuar edhe në këtë edicion të Ligës së Kombeve me 55 mijë e 500 euro, për incidentet e shkaktuara nga ultrasit në ndeshjen Rumani – Lituani 3-1, raporton Fanatik. UEFA gjithashtu e detyroi FRF-në të mbyllë një sektor prej 3000 vendesh në ndeshjen në shtëpi me Kosovën. Këtyre shumave i shtohen edhe 40 mijë eurot e paguara nga Federata Rumune për sjelljen diskriminuese të tifozëve në ndeshjet e EURO 2024 me Ukrainën, Belgjikën dhe Holandën.

Gjobat e paguara nga Rumania në katër vitet e fundit në UEFA:

263 mijë e 500 euro – gjobat e marra nga në vitin 2024
210mijë e 500 euro – gjobat e marra nga në vitin 2023
139 mijë e 750 euro – gjobat e marra nga në vitin 2022
123 mijë e 500 euro – gjobat e marra nga në vitin 2019

/GazetaBlic Sport/