Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Skenderaj është afër për t’u përcaktuar për kandidatët për deputetë në zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt, raporton GazetaBlic.
Siç mëson GazetaBlic, 10 kandidatë pritet të garojnë për ulësen e Kuvendit të Kosovës nga kjo degë e PDK-së.
“Mergimi Lushtak, Bekim Haxhiu, Blerta Deliu-Kodra, Ganimete Musliu, Nuredin Lushtaku, Fadil Beka, Fadil Nura, Agim Dervishi, Isa Hajdari dhe Enis Veliqi”, janë emrat e diskutuar për t’u futur në garë, e që pritet të miratohet këtë të shtunë.
Ndryshe, Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt./GazetaBlic