Lajme

Këta pritet të jenë drejtorët e PDK-së në Komunën e Gjilanit (emrat)

01/07/2022 09:29
nga:Gazeta Blic

Pas arritjes së marrëveshjes PDK- VV për bashkëqeverisje në Gjilan, Gazeta Blic ka mësuar edhe disa nga emrat e drejtorëve.

Sipas burimeve të Gazeta Blic, nënkryetare e Komunës së Gjilanit do të jetë ish- kandidatja e PDK-së për kryetare të komunës, Leonora Morina- Bunjaku.

Ndërkaq, kryetari i Degës së PDK-së, Riad Rashiti pritet ta marrë nën drejtim Drejtorinë për Buxhet e Financave.

Në krye të Drejtorisë së Shëndetësisë siç mëson Gazeta Blic pritet të vijë Faton Milazimi.

“Bajram Isufi sipas të gjitha gjasave do të jetë drejtor i Drejtorisë për Bujqësi”, tha jy burim.

Ndërkohë, ende nuk dihet se kush do ta drejtojë Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik.

Ndryshe, dje u arrit koalicioni VV-PDK për bashkëqeverisje në Gjilan, ku partia e drejtuar nga Memli Krasniqi do t’i ketë 4 drejtori dhe nënkryetarin.