Lajme

Këta janë kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë

01/13/2021 18:52
nga:F K

Tre kandidatë për deputetë do të jenë nga Lëvizja Vetëvendosje, dega në Podujevë, raporton GazetaBlic.

Burime të GazetaBlic mësojnë se Fitim Haziri, Saranda Bogujevci dhe Vendenis Lahu janë kandidatët që janë votuar për t’u futur në garë për Kuvendin e Kosovës.

“Haziri ka marrë 85 vota në anëtarësi, Bogujevci 78 dhe Lahu 60”, kanë bërë të ditur burime të GazetaBlic.

Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt./GazetaBlic