Sporti

Këta janë gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Kosovë-Danimarkë

03/14/2019 11:22
nga:M K

Me 21 mars Kosova do të luaj kundër Danimarkës në “Fadil Vokrri” në ndeshjen miqësore para fillimit të kualifikimeve për Euro 2020.

Siç mësohet nga burimet brenda federatës kjo ndeshje do të drejtohet nga gjyqtarët turq.

Ali Palabiyik është gjyqtar kryesor i ndihmuar nga dy asistentët Kerem Ersoy dhe Serkan Olguncan.

Gjyqtari i katërt do të jetë ai i Superligës së Kosovës, Besfort Kosumi.

Palabiyik është gjyqtar i Superligës turke nga viti 2012 derisa stemën e FIFA-s e mban nga viti 2015.

05/25/2019 23:51

Tuchel ka një mesazh për lojtarët e tij – Ja çfarë thotë ai