Lajme

Këta janë dy të arrestuarit në Ferizaj, që po kërkoheshin nga Interpoli!

05/04/2020 18:27
nga:N.K

Gjatë ditës së sotme është duke u kryer një aksion Policisë së Kosovës në Komunën e Ferizajit.

Siç mëson GazetaBlic, aksioni është duke u kryer për kapjen e disa personave të cilët dyshohet se kanë kryer disa vepra të caktuara penale.

Burime të GazetaBlic, kanë thënë se aksioni është duke u kryer nga Njësiti Special në Ferizaj por edhe nga policë civil.

I njejti burim ka thënë se në këtë aksion, ka pasur të arrestuar edhe disa persona.

Sipas burimeve të GazetaBlic, arrestimi i dy personave në kuadër të këtij operacioni policor në Ferizaj të hënën pasdite, është bërë në bazë të një flet arresti të Interpolit.

Sipas këtij burimi, personat e arrestuar janë F.T dhe B.K, derisa rasti është dërguar në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Ndërkohë zyrtarisht, arrestimin e tyre për GazetaBlic, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se sot Policia e Kosovës e ka realizuar një operacion policor në rajonin ne Ferizajt, ku janë arrestuar dy persona”, ka thënë Kelani, duke mos dhënë detaje tjera.

Policia jep detaje nga aksioni i madh i Policisë në Ferizaj, arrestohen disa persona!

LAJMI I FUNDIT: Personat e arrestuar nga Policia, të kërkuar nga INTERPOL-i për vrasje!

09/24/2020 14:27

Elabasan: Qëllon me armë policinë, plagos dy këmbësorë