Lajme

Këta janë deputetët që kanë arritur në mbledhjen e VV-së, ja kush ka arritur i pari!

01/10/2018 15:21
nga:D.I

Pas pak pritet të filloj mbledhja e radhës e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazeta Blic. 

I pari i cili ka arritur në zyrat e VV-së është Albin Kurti i cili njëherit edhe po kandidon për të parin e VV-së.

Deri më tani janë parë duke hyrë brenda selisë së VV-së: Ismajl Kurteshi, Sami Kurteshi, Hydajet Hiseni, Albulena Haxhiu, Dukagjin Gorani, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, Rexhep Selimi etj

Ndërkohë mbledhja është paraparë të filloj në orën 15:00.

Në mbledhje janë ftuar që të jenë të pranishëm edhe ata të cilët kanë dhënë dorëheqje.

Mbetet të shihet nëse Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Shqipe Pantina e Qëndron Kastrati e disa të tjerët se a do të jenë të pranishëm apo jo.

Ndryshe kujtojmë se mbledhja po mbahet për shkak të dorëheqjeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur në Lëvizje si dhe sot është afati i fundit për të kandiduar për të parin e partisë.

/GazetaBlic. 

 

01/16/2018 16:48

Maloku tregon se kush mund ta ketë vrarë Ivanoviçin, dhe paralajmëron se çka mund të ndodh në Kosovë pas kësaj vrasje!