Lajme

Këta janë 6 kandidatët e propozuar për deputet nga LDK e Podujevës

01/11/2021 16:41
nga:Gazeta Blic

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu i cili edhe pse kishte hezitime për t’i hyrë garës për deputet, megjithatë ai do të jetë në listën zgjedhore të partisë së drejtuar nga Isa Mustafa.

Madje, siç merr vesh Gazeta Blic, ai pritet të jetë në 5-shen e parë.

Kandidimin në zgjedhjet e 14 shkurtit e ka konfirmuar edhe vetë Agim Veliu.

”Po, jam kandidat me mbështetje unanime të kryesisë së degës së LDK-së”, ka theksuar shkurt Veliu.

Ndërkohë, pos Veliut pritet që në garë të jenë edhe deputetë aktual: Ekrem Hyseni, Fidan Rekaliu e Visar Hoti.

Merret vesh se pos tyre, nga Podujeva janë propozuar edhe dy femra: Fatlume Jaha e Zahide Gërvalla.

Agim Veliu, kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit

 

03/08/2021 22:02

“Nëse LDK-ja e ka zgjedhur Thaçin president, pse të mos ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit”