Sporti

Këta janë 5 futbollistët e Kosovës me performancën më të mirë në kualifikimet për EURO 2020 sipas UEFA-s

11/21/2019 15:03
nga:M K

Kosova ka shënuar rezultate të jashtëzakonshme në kualifikimet e rregullta për EURO 2020.

Përkundër faktit se djelmoshat e Challandes’it nuk ia arritën qëllimit për t’u kualifikuar tutje, kanë treguar performancë të jashtëzakonshme, duke bërë bujë të madhe në mediat botërore, sidomos pas përballjes me Anglinë, shkruan GazetaBlic.

Ndërkaq, ka qenë vetë faqja zyrtare e shtëpisë numër një të futbollit evropian, që ka publikuar renditjen e lojtarëve më të mirë të Kosovës, kuptohet sipas paraqitjes së tyre.

Siç edhe mund ta shihni, Vedat Muriqi qëndron në vendin e parë, Valon Berisha në të dytin, kurse pesëshen e kompletojnë Arijanet Muric, Fidan Aliti e Amir Rrahmani.

/GazetaBlic/

12/11/2019 07:22

Josep Borrell ju shkruan letër ministrave të BE-së për Kosovën