Sporti

Këta dy super lojtarë do t’i mungojnë Kosovës sonte në ndeshjen ndaj Çekisë

11/14/2019 08:22
nga:Lorik J

Kombëtarja e Çekisë sonte do të mirëpresë Kosovën në ‘Doosan Arena’ të Plzenit.

Kosova dhe Çekia takohen në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian ‘EURO 2020’ dhe kjo ndeshje do të jetë deçizive për vendin e dytë të grupit A, raporton GazetaBlic.

Dardanët do të jenë me dy mungesa të theksuara në këtë takim.

Pas Arbër Zenelit, i cili është i lënduar qe një kohë, Challandes nuk do të mund të llogarisë as në shërbimet e Herolind Shalës dhe Vedat Muriqit.

Herolind Shala dhe Muriqi u lënduan në takimet e fundit me ekipet e tyre përkatëse, Valeranga respektivisht Fenerbahce.

Mungesa të mëdha për Kosovën, por Challandes ka në kokë zëvendësimet e tyre…

/GazetaBlic/