Sporti

Kessie rikthehet në stërvitje te Milani

05/29/2020 18:45
nga:Mergim Rreci

Mesfushori i Milanit, Franck Kessie, thuhet se ka rifilluar stërvitjet sot herët, pasi dy herë testoi negativisht për koronavirus.

Kessie u kthye në Milano vetëm në 16 maj pasi gjeti probleme për të organizuar një fluturim të kthimit nga Bregu i Fildishtë, përcjell GazetaBlic.

Ai vazhdoi të kalonte kohën në izolim ndërsa shokët e tij të skuadrës rifilluan trainimin në grup.

Sidoqoftë, Sky Sport Italia deklaron se 23-vjeçari iu nënshtrua testeve të njëpasnjëshme për COVID-19, që të dy testet u kthyen negative.

Transmetuesi më pas tha se ai sot u pa duke punuar në Milano, një ditë para se periudha e tij në karantinë të supozohej të mbaronte.