Një urdhër arresti tashmë është lëshuar kundër tre personave dhe të paktën gjashtë persona të arrestuar do të ekstradohen në Gjermani.
Mediat gjermane dje dhe sot janë marrë shumë me rastin e arrestimit të 18 personave i cili ndodhi para një jave në Kosovë, të njohur si rasti “Call Center”.
Fjala është për personat e dyshuar për mashtrimin e shtetasve gjermanë, kryesisht pensionistë, përmes premtimeve të rreme, të bëra me telefon nga një Call Center kosovar.
Madje, gazeta “Bild” dhe disa media të tjera sjellin edhe skemën me shkrim sipas të cilës janë udhëzuar punonjësit e qendrës së thirrjeve se si të joshin viktimat e tyre.
Sipas Prokurorit të Përgjithshëm Publik të Bambergut, 18 të dyshuar janë arrestur në Kosovë sepse janë marrë “me tregti mashtruese kibernetike”, shkruan Agjencia Gjermane e Lajmeve DPA.
Hetuesit kanë sekuestruar shtatë automjete, rreth 160,000 euro para të gatshme dhe disa llogari me rreth 700,000 euro. Po ashtu në Berlin, një adresë private dhe e biznesit është frekuentuar nga një anëtar i dyshuar i bandës ndërkombëtare, shkruan agjencia në fjalë.
Kryerësit akuzohen se kanë mashtruar klientët në platformat operative për tregtimin e produkteve të ndryshme financiare, transmeton albinfo.ch. Ata mendohet se do të kenë bindur, përmes telefonit, investitorët potencialë që të hapin llogari në ato platforma dhe të investojnë shuma më të mëdha të parave.
Ndërkaq, në realitet, paratë nuk janë investuar kurrë por janë përvetësuar nga banda.
Në të gjithë Evropën, njerëzit po privohen në këtë mënyrë nga pasuritë e tyre, janë shprehur hetuesit. Vetëm në Gjermani, disa mijëra veta kanë rënë në mashtrim. Ndërsa “hapësira e errët” (ende e pazbuluar por e supozuar), është e konsiderueshme,” tha ajo.
Të mërkurën e kaluar, më 31 mars, 2021, hetuesit në Kosovë kanë arrestuar 18 burra midis moshave 22 dhe 45 vjeçare, nga Kosova, Shqipëria dhe Gjermania, përcjell albinfo.ch. Ata pretendohet se ishin punonjës në një qendër thirrjesh (Call Center) ose “ndërmjetësues të lartë”.
Një urdhër arresti tashmë është lëshuar kundër tre personave dhe të paktën gjashtë persona të arrestuar do të ekstradohen në Gjermani.
LEXO EDHE:
Vjosa Osmani takohet me kryeministrin Kurti, diskutojnë për situatën pandemike në vend