Showtime

Kështu u befasua mbrëmë Bebe Rexha

12/19/2017 10:02
nga:N S

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ashtu si edhe Rita Ora dhe Dua Lipa kishte një vit të suksesshëm në karrierë.

Ajo është shumë aktvie në rrjete sociale në të cilat vazhdimisht publikon imazhe të reja nga çdo aktivitet që bën.

Së fundi, Bebe ka publikuar disa imazhe me të cilat tregoi se si ishte befasuar mbrëmë, ku çdo cep i dhomës ishte i mbushur me lule.

Këngëtarja tregoi buqetat me lule që i kishte pranuar dhe u shpreh shumë e lumtur duke falënderuar secilin që i kishte dërguar.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Bebe është “Meant to be”, me të cilën ka marrë mbi 96 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Blic/

09/10/2018 08:05

Bebe Rexha e tepron me foton e fundit, del pa sytjena