Lajme

Kështu do të jetë moti në ditët në vijim

10/30/2017 17:12
nga:M H

IHMK përmes një komunikate për media ka njoftuar se në pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me diell e vranësira të shpërndara

“Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara”, thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi deri 13m/s.

 

 

11/20/2017 12:36

Gjuriq: Lista Serbe fitues absolut i zgjedhjeve lokale në Kosovë