Fit&Sexy

Kështu mund të zhdukni aromën e hudhrës

02/15/2018 21:46
nga:L I

Sa do që ruhemi nga përdorimi i saj, jo gjithmonë mund ti shpëtojmë konsumit të hudhrës, kjo edhe për shkak se ka një sërë dobish shëndetësore.

Për shkak të përbërjes së sulfurit, hudhra, lëshon një aromë të rëndë e cila zhduket vetëm pas disa orësh nëpërmjet djersës dhe frymës.

Por sa siklet është komunikimi në momentet e para pasi keni ngrënë hudhër… Si të shpëtoni prej saj?! Mjafton që të konsumoni një kokërr mollë, pak pasi keni ngrënë hudhër.

Kjo pasi enzimat e mollës veprojnë me përbërësit e hudhrës, duke zhdukur aromën e rëndë të saj.

Nëse më parë e keni ditur se mjafton të pini çaj jeshil, qumësht, apo të hani majdanoz, tashmë zgjidhja është më e thjeshtë, mjafton një kokërr mollë.

11/04/2019 20:13

Zyrtari i LDK-së e akuzon PDK-në për mospunë në Shëndetësi: Valla e keni n-dreq!