Cult

Kështu festohej Viti i Ri në vitet e 80’a në Kosovë

12/30/2019 11:02
nga:N S

Këngëtarë, valltarë e humoristë të njohur angazhoheshin për të sjellë një program sa më të pasur festiv në Vitin e Ri 1985 dhe në Vitin e Ri 1989, e që transmetoheshin në Radio Televizionin e Prishtinës.

“Shikues të nderuar, ju falënderojmë dhe kalofshi mirë me të gjitha të mirat gjatë vitit 1985”, kështu i uron të gjithë shikuesit e RTP-së, aktori i ndjerë, Xhevat Qena.

Po ashtu në mbrëmjen e ndërrimit të motmoteve shikuesit i shoqëronin edhe aktorët e humoristet më të mirë të asaj kohe, si Fitim Domi, Adem Mikullovci, Shirine Morina, Ali Ahmeti e Sabri Fejzullahu.

Për ta pasuruar edhe më shumë këtë program festiv angazhoheshin edhe Shoqëritë Kulturore- Artistike të qyteteve të ndryshme, si SHKA “RamizSadiku”, SHKA “GanimeteTërbeshi” nga Gjakova, ku bënin pjesë këngëtarë të muzikës popullore dhe argëtuese si Ismet Bogujevci, Shkelzen Jetishi, NysretMuçiqi.

Në një video nga arkivi i RTK-së, shihen një numër i konsiderueshëm i valltarëve, të cilët përcillen me instrumente të ndryshme e muzikë të lehtë, gjera me veshje kombëtare sillnin një vallëzim shumë të këndshëm për shikuesit./ KultPlus

 

Viti i Ri në vitet 80-të

Kështu festohej Viti i Ri në vitin 1985 dhe 1989. Në programet festive të RTP-së angazhoheshin këngëtarë e humoristë të njohur…

Publiée par RTK sur Mercredi 10 janvier 2018