Showtime

Kështu e uron Tuna Patrisin për ditëlindje

05/15/2019 22:39
nga:Natyra

Me një fotografi familjare, Tuna ka uruar Patrisin.

Këngëtarja e mirënjohur, Altuna Sejdiu-Tuna i ka uruar ditëlindjen personit të saj të zemrës, Patris Berishës i cili është baterist i Filharmonisë së Kosovës.

Tuna ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram në të cilën shfaqet pranë Patrisit dhe djalit të tyre Tianit i cili më dy maj ka festuar ditëlindjen e dytë.

“Urime ditëlindjen për babain më të mirë në botë”, ka shkruar Tuna krahas fotografisë.

05/24/2019 00:02

E thotë Vjosa Osmani: Britanikët kundër prekjes së kufijve