Showtime

Kështu e përshkruan ‘Nihanin’, mikja e saj shqiptare

07/13/2018 00:00
nga:F.B

Stilistja, Edona Akugun Sayisman, e cila është me prejardhje nga Kosova por jeton në Turqi, në profilin në Facebook e mban fotografinë e saj bashkë me yllin e kinematografisë turke, Neslihan Atagul.

Edona pranë Neslihan nuk është në cilësinë e ndonjë fanseje, por në cilësinë e një mikeje. Duke e gëzuar këtë epitet ndaj Atagul, Edona për rtv21.tv ka përshkruar se si është nga afër aktorja e serialit “Kara Sevda” e cila luan rolin protagonistes ‘Nihan”.

Ishte pikërisht ky serial i cili u shfaq edhe në RTV 21 që i dha famë Neslihan Atagul në vendin tonë. Bukuroshja turke rrëmbeu zemrat e publikut shqiptar falë talentit të saj të jashtëzakonshëm në aktrim si dhe dukjes engjëllore.

Ashtu siç ka fituar simpatinë e audiencës, duket se “Nihani” edhe në jetën reale është shumë e dashur. Kështu të paktën e përshkruan mikja e saj Edona.

“Neslihani ka një karakter shumë të mirë. Vajzë e sjellshme të bënë shumë shpejt për vete me punën që bënë. Dhe është ndër aktoret më të suksesshme deri tani. Jam me fat që kam një mike si kjo”.

Edona. Por shumë kush do të ishte kurioz të dinte se si lindi miqësia ndërmjet saj dhe yllit turk, Neslihan Atagul. Meqenëse Edona është stiliste ato i lidhi bashkë moda.

“Jemi njoftu për mes një emisionit për modën”, ka treguar ajo. Ndonëse nuk jeton në Kosovë, Edona mikja e “Nihanit” flet rrjedhshëm shqip dhe për këtë meritore është e ëma. “Mami gjithmonë na ka fol në shtëpi gjuhën shqipe”, ka theksuar Edona. Edona është e lindur edhe e rritur në Turqi, kurse nënën e ka me prejardhje nga Kosova, gjegjësisht nga Prishtina, andaj Edona është pagëzuar me emrin e popullarizuar shqip. Ajo ka të afërmit e nënës në Kosovë dhe shpesh i viziton ata./21Media

05/30/2018 19:16

Nihan, në gjendje as pak të mirë, ja si duket ajo sot