Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka një invaliditet të shkallës së lartë si pasojë e luftës së fundit në Kosovë por duket se kjo nuk e pengon të kryejë disa aktivitete të zakonshme për stinën e pranverës.
Qeriqi ka postuar disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook ku shihet duke lëvruar tokën.
“Për pranverë i përfunduam, mu lodhë pak po,mirëpo pa punuar nuk bën”, ka shkruar Qeriqi në llogarinë e tij në Facebook