BLIC.TV

Kështu e komenton Imer Mushkolaj vendimin e Gjykatës Kushtetuese!

05/08/2020 23:12
nga:A. R.

Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, tentimin për formim të qeverisë së re nga ana e LDK-së, AAK-së dhe Nismës, po e sheh për qëllime personale dhe jo për të dalur nga kriza në të cilën gjendemi, shkruan Gazeta Blic.

Mushkolaj për Blic Interview, ka thënë ua ka kujtuar këtyre partive akuzat që ia kanë bërë njëra tjetrës për vite me radhë.

Tutje Mushkolaj ka folur edhe për përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me dekretin e presidentit Thaçi rreth mandatarit të qeverisë.

Tha se nuk e din se çfarë vendimi do të merret, por tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e formimit të qeverisë, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga ana e tyre e ka mbajtur një stabilitet politik në vend.

Intervistën e plotë të Imer Mushkolajt dhe dokumentarin e plotë të Blic Inerview mund t’i ndiqni në videot e mëposhtme: