Geek

Kështu duket telefoni më i ri nga Xiaomi

11/27/2017 09:03
nga:Gazeta Blic

Është publikuar një fotografi në të cilën shihet një telefon i Xiaomit me ekran në raport prej 18:9, cili mund të jetë Mi 6C.

Sipas uebfaqes Gizmochina, në të vërtetë fjala është për modelin Xiaomi Mi 6C edhe pse njëherë është menduar se fjala është për Redmi Note 5, transmeton Koha.net. Në fotografi nuk shihet pjesa e pasme e telefonit në të cilën mund të gjendet kamera kryesore e dyfishtë dhe skaneri për gishtërinj.

Xiaomi Mi 6C, thuhet se, për dallim nga Redmi Note 5, do të ketë ekran pothuajse pa skaje. Po ashtu, duke u bazuar në fotografinë e publikuar, mund të shohim se ky model ka trupin prej metali dhe altoparlantin nën ekran.

Sa i përket çmimit, Gizmochina shkruan se Xiaomi Mi 6C mund të kushtojë rreth 225 dollarë.

Xiaomi njofton se Mi 6C do të prezantohet më 30 nëntor, por nuk ka zbuluar se kur do të jetë në dispozicion në treg.