Lajme

Kështu duken anëtarët e ekipeve lëvizëse që mundësojnë votimin e personave me COVID-19

11/29/2020 14:06
nga:A. R.

Aktualisht është duke vazhduar procesi i zgjedhjeve për kryetar të Podujevës dhe Mitrovicës, shkruan Gazeta Blic.

Deri më tani ky proces zgjedhor, është duke u mbajtur pa ndonjë parregullësi të madhe.

E për personat e prekur me COVID-19, është duke u mbajtur një procedurë më ndryshe.

Atyre u është dhënë mundësia e shfrytëzimit të së drejtës së tyre për të votuar.

Ekipe lëvizëze të pajisur me masa mbrojtëse anti-covid po shkojnë në secilën shtëpi të personave të prekur me COVID-19.