Lajme

Këshilltarja e Albin Kurtit: Amerika përmes Serbisë po sabotojnë Kosovë

04/02/2020 12:40
nga:Norë Kelmendi

Këshilltarja e kryeministrit në dorëheqje, Fellanza Podrimja përmes një status në Twitter ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin kryesor të Kosovës, se kanë dalë në anën e atyre që po e sabotojnë vendin tonë me reagimet kundër taksës dhe reciprocitetit.

Sipas këshilltares së Albin Kurtit, aleati kryesor i Kosovës po e përkrahë Serbinë në çdo formë të mundshme.

Ndërkohë, duke arsyetuar taksën dhe reciprocitetin, ajo thirret në standardet e CEFTAs dhe ato të GATT.

Kjo është hera e parë që në një mënyrë një qeveri e Kosovës akuzon SHBA-në për sabotazh ndaj vendit tonë.

“Pse po ja mbani anën Serbisë e cila në çdo mënyrë po e saboton Kosovën?”, shkruan nder të tjera ajo.

Ky është postimi origjinal i saj:

06/04/2020 23:26

Thaçi: Sikur t’i pranonte këshillat e mia, Kurti sot do të ishte në zyrën ku ka qenë!