Lajme

Këshilltari i Thaçit thotë se qeveria Kurti i ka vjedhur edhe thasët e kufomave

05/22/2020 19:34
nga:A. R.

Adil Behramaj, këshilltar politik i presidentit Thaci, ka reaguar pas publikimit të dokumenteve kur tregohen mashtrimet me kontrata që ka bërë Ministria e Shëndetësisë.

Behramaj, ka thënë Qeveria e Kurtit edhe në thasët për kufoma paska vjedhur.

“Qeveria e Kurtit edhe në thasët për kufoma paska vjedhur. Betejë të madhe paska bërë për “parandalimin” e gjakderdhjes financiare në ministrinë e Arben Vitisë, duke blerë me çmime astronomike. Madje, duke blerë edhe nga kompania ku vetë ministri paska punuar! Kur fliste për tenderët në të kaluarën, Kurti i akuzonte kundërshtarët politikë se vidhnin edhe nga përmendoret e dëshmorëve. Ndërsa, vetë paskan vjedhur edhe nga thasët e kufomave!”, ka shkruar Behramaj.