Lajme

Këshilltari i ministrit Jevtiq publikon hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb

11/22/2020 16:22
nga:Sh Xh

Dragan Repanoviq, këshilltar juridik i ministrit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq e ka publikuar hartën e Kosovës të mveshur me flamur të Serbisë.

Më 2016 ai kishte shpërndarë në profilin e tij në facebook një fotografi ku flamuri serb ishte i vendosur mbi hartën e Kosovës.

Në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, Rapanoviq punon që nga viti 2015. Ai më herët kishte punuar si këshilltar i jashtëm në këtë dikaster, ndërsa kishte punuar edhe si këshilltar komunal në Kuvendin e Komunës së Istogut.

Ky është postimi i tij: