Lajme

Këshilltari i Kurtit i reagon Grenellit: E ofendon

04/19/2020 18:09
nga:Norë Kelmendi

Këshilltari politik i Kryeministrit në dorëheqje, Shkëlzen Gashi ka shpërndarë postimin e të dërguarit special të Presidentit amerikan, Donalt Trump për dialogun Kosovë –Serbi, Richard Grenell, shkruan GazetaBlic.

Gashi me këtë rast ka komentuar këtë postim, duke përdorur fjalë fyese për ambasadorit Grenell. “Hajde – hajde mori vashë, po vjen puna tu u trashë..”, ka shkruar ai.

Por, iu kanë dashur vetëm pak minuta dhe Gashi dhe e ka fshirë këtë koment.

Kjo nuk është hera e parë që antarë të VV-së dhe simpatizantë të kësaj parti përdorin fjalë fyese kundër ambasadorit Grenell dhe SHBA-së.

Në profilin e ambasadorit Grenell janë me dhjetëra postime, të cilat kanë përmbajtje homofobike dhe jo humane.

06/04/2020 23:26

Thaçi: Sikur t’i pranonte këshillat e mia, Kurti sot do të ishte në zyrën ku ka qenë!