Sporti

Këshilli Profesional i Gjyqtarëve pas skandalit në ndeshjen Gjilani – Prishtina: Qëllimi është të luhet futboll i rregullt

07/14/2020 12:45
nga:Lorik J

Këshilli Profesional i Gjyqtarëve në mbledhjen e mbajtur së fundmi ka vlerësuar ndarjen e drejtësisë në ndeshjet e fundit, me theks të veçantë në ndeshjen Gjilani – Prishtina, ku pati edhe disa skena të pahijshme.

KPGJ-ja e ka analizuar videon e ndeshjes dhe ka kërkuar deklaratat e zyrtarëve të kësaj ndeshjeje (nga gjyqtarët dhe kontrollori) për të vepruar tutje me masat, në mënyrë që javët e mbetura të këtij kampionati të përfundojnë me rregullsi maksimale

Këshilli Profesional i Gjyqtarëve ka ftuar të gjitha palët që të përmbahen nga veprimet e pamatura sidomos në këtë kohë të vështirë pandemie, ku nuk është aspak e lehtë organizimi i ndeshjeve.

Njëherësh është kërkuar nga gjyqtarët që të jenë sa më vigjilentë dhe të mos lejojnë të ndikohen nga askush, përveç nga fusha e lojës dhe rregullat e futbollit.

“KPGJ-ja do të vazhdojë t’i monitorojë të gjitha ndeshjet dhe do të japë vlerësim sa më të drejtë të gjyqtarëve. Jemi të vetëdijshëm se gabimet janë njerëzore, por gjithçka do të vlerësohet me përpikëri dhe nuk do të tolerohen gabimet që ndikojnë në rrjedhën e ndeshjejeve”, thuhet më tej në njoftimin KPGJ-së.

Më poshtë komunikata e plotë e publikuar nga faqja e FFK-së:

“Këshilli Profesional i Gjyqtarëve në mbledhjen e mbajtur sot ka vlerësuar ndarjen e drejtësisë në ndeshjet e fundit, me theks të veçantë në ndeshjen Gjilani – Prishtina, ku pati edhe disa skena të pahijshme. KPGJ e ka analizuar videon e ndeshjes dhe ka kërkuar deklaratat e zyrtarëve të kësaj ndeshjeje (nga gjyqtarët dhe kontrollori) për të vepruar tutje me masat, në mënyrë që javët e mbetura të këtij kampionati të përfundojnë me rregullsi maksimale.

Këshilli Profesional i Gjyqtarëve fton të gjitha palët që të përmbahen nga veprimet e pamatura sidomos në këtë kohë të vështirë pandemie, ku nuk është aspak e lehtë organizimi i ndeshjeve. Njëherësh kërkon nga gjyqtarët që të jenë sa më vigjilentë dhe të mos lejojnë të ndikohen nga askush përveç nga fusha e lojës dhe rregullat e futbollit. KPGJ do të vazhdojë t’i monitorojë të gjitha ndeshjet dhe do të japë vlerësim sa më të drejtë të gjyqtarëve. Jemi të vetëdijshëm se gabimet janë njerëzore, por gjithçka do të vlerësohet me përpikëri dhe nuk do të tolerohen gabimet që ndikojnë në rrjedhën e ndeshjeve.

Qëllimi i të gjitha organeve të FFK-së është që të luhet futboll i rregullt dhe të ketë rivalitet të shëndoshë, në funksion të asaj që epilogu i kampionatit të jetë në bazë të meritave dhe secila skuadër ta ketë rezultatin përfundimtar të edicionit në bazë të cilësisë dhe asaj çfarë ka treguar në fushën e gjelbër. Po ashtu, ftojmë klubet që t’i shmangen deklaratave kërcënuese dhe presionit ndaj gjyqtarëve, në mënyrë që t’u mundësohet që ta kryejnë punën e tyre me profesionalizëm dhe të qetë.

Me respekt,
Këshilli Profesional i Gjyqtarëve në përbërje: Ruzhdi Breznica, Ismet Shurdhani, Ibrahim Delibashzade”.