Fit&Sexy

Këshilla si të kujdeseni për foshnjet në kohën e Koronavirusit – tregon Xhevdet Gojnovci

03/15/2020 12:17
nga:N S

Këshilla si të kujdeseni për foshnjet në kohën e Koronavirusit – tregon Xhevdet Gojnovci.

Mos dalja në publik e larja e shpeshtë e duarve janë këshilla për ccdo person gjatë kësaj kohe kur krejt bota po përballet me Koronavirusin.

Por, ccfarë duhet të bëhet e si duhet të kujdeset për foshnjat e vogla e të porsalindura në këtë kohë?

Xhevdet Gojnovci, drejtor i Klinikës së Neonatologjisë, në një prononcim për Gazetën inFokus, ka treguar se ende nuk dihet se si ose edhe nëse bartet Koronavirusi nga shtatzënat.

“Ende nuk ka informatë te sigurt nga profesionistet se si bartet korona virusi nga shtatzënat tek i porsalinduri /gjate shtatzënisë apo gjate procesit te lindjes /siç raportuan mediat dje për rastin e një foshnje ne Angli e cila fatkeqësisht edhe pas trajtimit ndërroj jete”, ka thënë Gojnovci.

Ndërsa, Gojnovci për inFokus, ka dhënë edhe disa këshilla se si duhet që të kihet kujdes për foshnjat e vogla e të porsalindura në këtë kohë.

“Ne si neonatolog japim disa këshilla për nenat qe kujdesen për foshnjat si preventiv!

Pastrim te duarve me sapun te lëngshëm për 20-30 sec apo dezinfektues me baze alkooli 70% sa me shpesh e sidomos para kontaktit me foshnjen.
2 . Para ushqyerjes me gji pastroni gjirin me ujë te ngrohte .

Maskat I vendosni para kontaktit me foshnjën.
Ajrimi i dhomës për 15 min pa prezencë te foshnjës ne mëngjes !

Ndalohen kontaktet përqafimet , puthjet e foshnjës këshilla me e vështir për nenat ne ketë kohe por e domosdoshme .
Mateni temperaturën e foshnjës dhe përcilleni atë .
Përdorni pika te vitaminës C.
Qëndroni në shtëpi për siguri te foshnjës/fëmijës për ju dhe gjithë shoqërinë .
Pa panik , me kujdes!”, ka thënë Gojnovci.

03/14/2020 23:26

Një foshnje e porsalindur në Londër rezulton pozitive me koronavirus