Fit&Sexy

Këshilla e ekspertëve për të hequr erën e hudhrës pas ngrënies

01/13/2018 07:33
nga:E Sh

Era e keqe e hudhrës krijohet nga përbërja e sulfurit, të cilin trupi nuk mund ta tretë – andaj, kjo erë nxirret me frymë dhe djersë.

Hulumtuesit nga Universiteti i Ohios në Shtete të Bashkua, sugjerojnë se mënyra më e mirë për të hequr erën e keqe, është ngrënia e mollës.

Shkencëtarët kanë provuar ushqime të ndryshme, për hequr erën e hudhrës që kanë ngrënë – molla ka dalë të jetë më efektivja në neutralizimin e efektit të erës.

Enzimat e mollës, reagojnë me përbërësit e hudhrës, duke ia hequr erën, transmeton Telegrafi.

Enzimat e mollës, reagojnë me përbërësit e hudhrës, duke ia hequr erën, transmeton Telegrafi.

Çaji i gjelbër, spinaqi, majdanozi dhe menta e freskët, kanë dalë të kenë efekt neutralizues, sepse janë të pasura me polifenol, një antioksidant që reagon me përbërësit.

Qumështi, është një tjetër ndihmës hë heqjen e erës, sepse përmban shumë metil sulfit. Posaçërisht, qumështi i pasur me yndyrna.

Për efekt sa më të madh, hani hudhrën së bashku me ndonjërin nga këto ushqime. /Telegrafi/

04/24/2018 07:59

Gjobitet 500 dollarë vetëm për një mollë