Lajme

KESCO dënohet me 9 mijë euro

03/14/2018 14:08
nga:D.I

Gjykata Themelore në Prishtinë, sipas të gjeturave nga inspektimi i zhvilluar nga Agjencia, dënoi Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KES/CO)me €9.000 për mosmarrjen e masave për parandalimin e qasjes së pautorizuar në të dhënat personale të konsumatorëve

Bëhet e ditur se me kërkesë të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, të inicuar më 22 qershor të 2016-ës për fillimin e procedurës kundërvajtëse ndaj kësaj kompanie, më 09 mars të këtij viti Divizioni për Kundërvajtje i Gjykatës Themelore në Prishtinë, shqiptoi gjobën prej 9.000 mijë euro.

Gjoba është bërë për rastin e shpërndarjes së faturave të energjisë elektrike, e që kompania nuk bërë zarfimin e tyre, përkatësisht nuk kishte marrë masa të sigurisë për të parandaluar çfarëdo qasje të paautorizuar në të dhënat personale të konsumatorëve të saj.

“Kjo mënyrë e përpunimit të të dhënave personale, duke mos parandaluar qasjen e paautorizuar në leximin e të dhënave personale gjatë transmetimit të tyre, përfshirë transmetimin nëpërmjet mjeteve të telekomunikimit dhe rrjeteve, bie ndesh me dispozitën 14 të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe si e tillë përbën shkelje të privatësisë së individit”, thuhet në një komunikatë të Agjencisë shtetërore për mbrojtjen e të dhënave, transmeton Klan Kosova

07/20/2018 16:53

Shpallen fajtorë katër të akuzuarit, në rastin e shënjestruar për liberalizimin e vizave