Mbrëmë në rrugën “Abdullah Babalija” në Gjakovë, një person (viktima) ka shkuar te një tjetër (i dyshuari) për t’u sqaruar rreth një mosmarrëveshje te mëhershme.
Por që, i dyshuari menjeherë kishte goditur viktimën me grushte duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor (fraktur të hundës).
Pastaj ka eskaluar situata ku të gjithë personat e përfshirë kanë filluar të godasin njëri-tjetrin duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore në pjesë të ndryshme të trupit.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.
“Të gjithë personave të lënduar i është ofruar tretmani mjekësor. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitet relevante policore si dhe prokurori kujdestar ku me urdhër te tij i dyshuari ndalohet për 48 orë ndërsa të dyshuarit dy të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime“.