Lajme

BE kërkon krijimin e një gjykate kundër korrupsionit

03/12/2018 15:37
nga:Gazeta Blic

Përfaqësuesja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini nxiti sot autoritetet ukrainase të krijojnë një gjykatë të pavarur kundër korrupsionit, pas kritikave të bëra nga donatorët perëndimorë në lidhje me projeket aktuale të Kievit në këtë fushë.

Ajo theksoi rëndësinë e ngritjes së një gjkate të pavarur kundër korrupsionit, krejtësisht në përputhje me rekomandimet perëndimore, gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin ukrainas, Volodymyr Groisman.

“Ashtu si qytetarët ukrainas, ne duam të shohim progres të konsiderueshëm në luftën kundër korrupsionit në Ukrainë”, shtoi Mogherini.

Lufta kundër korrupsionit të elitave ishte një prej kërkesave madhore të pjesëmarrësve në kryengritjen pro-europiane në sheshin ”Maidan” në vitet 2013-2014 dhe mbetet një prej kërkesave kryesore të Perëndimorëve që mbështesin pushtetin aktual, që ka dalë nga kjo lëvizje.

11/25/2018 22:23

Liberalizimi i vizave nuk është në agjendën e Këshillit të BE-së?- Flet ministrja Hoxha