Lajme

Kërkohet respektimi i Kushtetutës në rastin e kompensimit të dëmeve të luftës

10/11/2018 11:16
nga:Gazeta Blic

10 dosje janë dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese te Kosovës në lidhje me refuzimin e padive për kompensimin dëmeve te luftës.

Jahir Bejta, kryetar i OJQ-së “Ngritja e Zërit”, kërkon që të mbrohet Kushtetuta e Kosovës.

“Kërkojmë nga Gjykatat Themelore dhe Gjykata e Apelit që përmes aktvendimeve të tyre ta ndërpresin fyerjen, respektivisht sharjen e mëtutjeshme të viktimave të luftës. Kërkojmë nga Ministria e Drejtësisë dhe lidershipi në fron, që në agjendën ‘Drejtësia 2020’ ta fusin si çështje të veçantë dhe me prioritet marrëveshjen për bartjen e juridiksionit në gjykatat vendore “, tha ai.

Ndërsa avokati Kadri Osaj, vlerësoi se ajo që po ndodhë në gjykatat e Kosovës është absurditet. “Kjo që po ndodh në gjykatat tina është imponim i politikës në çështjet gjyqësore”, tha Osaj.